Benzema prezantohet në ekipin e ri: Al-Hilal është si Real Madridi, por në Azi!

4 Shkurt 2026, 16:37 / SPORT ALFA PRESS

Benzema prezantohet në ekipin e ri: Al-Hilal është si Real

Merkatoja saudite ka sjellë një zhvillim të papritur. Pas dy vitesh e gjysmë me fanellën e Al-Ittihad, Karim Benzema ka vendosur të vijojë aventurën e tij në Saudi Pro League, por me një tjetër klub, duke u transferuar te Al-Hilal në përfundim të merkatos dimërore.

Një lëvizje që ka shkaktuar debat dhe që hap një kapitull të ri në karrierën e ish-fituesit të Topit të Artë.

I prezantuar zyrtarisht vetëm pak ditë më parë, sulmuesi francez ka shprehur entuziazmin për këtë hap të ri: “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Al-Hilal. Është një skuadër e jashtëzakonshme, me histori të madhe dhe shumë trofe. Është si Real Madridi, por në Azi”, deklaroi Benzema, duke nënvizuar ambiciet e klubit.

Kontrata e lidh 39-vjeçarin me kampionët në fuqi deri në qershor 2027. Nën drejtimin e Simone Inzaghit, Benzema do të gjejë në skuadër edhe bashkatdhetarin e tij Theo Hernandez.

Po ndodh...

ide