Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit të Zi "marrëdhënie" me drejtorin e policisë

4 Shkurt 2026, 16:54 / BOTA ALFA PRESS

Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit

Një tjetër skandal seksual ka përfshirë Malin e Zi. Në një video të regjistruar nga vetë protagonistët, këshilltari i Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviq shfaqet në një dhomë hoteli në momente intime me një zyrtar të lartë policie. Raporti është regjistruar nga një kamer e montuar nga vetë dy zyrtarët e shtetit malazez.

Fillimisht videoja ka nisur të qarkullojë në një rreth të ngushtë miqsh të dy zyrtarë dhe më pak duket se ka dalë jashtë kontrollit. Skandali vjen pas aferës erotike që ma përfshirë Malin e Zi, pas publikimit të videoje dhe foto në raport imtim të Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe ish-këshilltar për siguri i presidentit të Malit të Zi, dhe Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve.

Të dy kanë dhënë dorëheqjet e tyre nga pozicionet zyrtare, duke thënë se arsye personale i detyruan të largohen pas publikimit të materialeve kompromentuese.

Vukshiq ka mohuar çdo lidhje me krijimin, posedimin apo shpërndarjen e videove dhe fotove, duke thënë se ato u bënë publike pa dijeninë ose aprovimin e tij dhe se ai i ka parë për herë të parë vetëm kur u shpërndanë në rrjetet sociale.

Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit

Ai pretendon gjithashtu se sekuestrimi i telefonit të tij nga Pajkoviq në vitin 2024 është përdorur më pas për të krijuar materiale komprometuese dhe për qëllime të tjera, përfshirë presion dhe kërcënime për të ndikuar në proceset e emërimeve zyrtare.

Pajkoviq theksoi se ka dhënë dorëheqjen si akt përgjegjësie personale, për të mos dëmtuar institucionin që përfaqësonte, duke shtuar se nuk ka pasur bazë ligjore për shkarkimin e saj.

Ajo rrëfeu se për më shumë se një vit e tre muaj ka jetuar nën frikë, duke pretenduar se është kërcënuar nga një zyrtar i lartë shtetëror.

“Është e papranueshme që një qytetar të jetojë me frikë nga pushteti i zyrtarëve. Ata duhet të na mbrojnë, jo të na kërcënojnë,” u shpreh Pajkoviq, duke shtuar se ka ngritur disa kallëzime penale dhe se rasti është bërë publik falë medias.

Akuza ndaj Presidentit Milatoviq

Pajkoviq deklaroi se Presidenti Jakov Milatoviq ishte në dijeni të situatës, por nuk reagoi në kohë.

“Prisja mbështetje prej tij. Kërcënimet vinin nga zemra e zyrës së Presidentit. Fjalët ishin: ‘Nuk do të ketë jetë për ty në Mal të Zi’. Heshtja e tij më kompromenton,” tha ajo.

Sipas saj, Presidenti kishte detyrimin moral dhe institucional të mbështeste çdo grua që denoncon dhunën dhe të inkurajonte autoritetet ligjzbatuese të vepronin.

Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit

Fotot/ Tjetër skandal s*ksual, këshilltari i Presidentit të Malit

Në fund të intervistës, Pajkoviq pranoi se ka heshtur për një kohë të gjatë për dhunën që ka përjetuar, duke e quajtur këtë një gabim të rëndë.

“Ata që kërcënojnë sot, nesër mund ta bëjnë realitet. Nuk ndihem e sigurt dhe nuk e di çfarë mund të ndodhë,” përfundoi ajo.

Afera vazhdon të tronditë opinionin publik në Malin e Zi, ndërsa pritet reagimi i institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të akuzave.

 

 

 

Po ndodh...

ide