VIDEO/ Kur Rama pranonte se kishte takuar Luftar Hysën në Kryeministri dhe i kishte dhënë një kazino

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar ditën e sotme shtetasin shqiptar Luftar Hysa dhe familjen e tij, duke i bllokuar të gjitha aktivitetet dhe asetet financiare. Vendimi është marrë pasi Hysa akuzohet nga autoritetet amerikane si pastrues parash i kartelit meksikan të drogës ‘Sinaloa’, një prej organizatave më të mëdha kriminale në botë.
Në Shqipëri, Luftar Hysa njihet si mik i afërt i Edi Ramës dhe si njeriu që ndërmjetësonte lidhjet e pushtetit me botën e trafiqeve e të pastrimit të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe të lojërave të fatit.
Këto dyshime janë përforcuar edhe nga deklaratat publike të vetë Edi Ramës, i cili në një intervistë për gazetarin italian Giorgio Motola, në emisionin investigativ ‘Report’ të RAI3, pranoi se e kishte takuar Luftar Hysën në zyrën e tij në Kryeministri dhe se ishte diskutuar për hapjen e një kazinoje në Vlorë.
Gazetari Motola i referohej raportimeve të mediave kanadeze, të cilat kishin publikuar të dhëna sipas të cilave Hysa dyshohej se pastronte paratë e kartelit të Sinaloas përmes kazinove, përfshirë edhe një kazino të hapur në Vlorë. I vënë përballë këtyre fakteve, Rama dha versionin e tij të ngjarjes.
‘Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur sepse ishte një nga aktivistët e gjelbër kundër Petroliferës Italiane. Familja ka investuar pak nga pak në ‘Marina Bay’. Pastaj më thanë se një i njohur i tyre që jeton në Meksikë dëshironte t’i ndihmonte për menaxhimin e një kazinoje. I thashë ‘dakord, hajdeni’. Erdhën, i takova, më kërkuan vetëm informacione për mundësinë e një projekti të tillë dhe u sqarova për paketën që ne kishim për hotelet me pesë yje: pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa ndërtimi,’ shpjegoi Rama.
Megjithëse kryeministri tentoi ta minimizonte marrëdhënien me Hysën, ai konfirmoi publikisht se takimi kishte ndodhur dhe se kishte dhënë miratimin për projektin e kazinosë në Vlorë.
‘Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur, kaq. A është investitor, apo administrator, apo tjetër – nuk e di,’ deklaroi Rama.
Deklaratat e Ramës, të cilat në kohën e intervistës u përpoq t’i paraqiste si të parëndësishme, marrin sot një peshë të madhe pas vendimit të qeverisë amerikane për sanksionimin e Luftar Hysës si bashkëpunëtor i rrjeteve ndërkombëtare të pastrimit të parave.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
