Salianji ngre tonet: Unë bëra burg, të tjerët morën leje, tendera dhe bënë para

10 Janar 2026, 18:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji ngre tonet: Unë bëra burg, të tjerët morën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur tonet në një tjetër tur, nga Korca, duke sulmuar ashpër drejtimin aktual të PD-së dhe duke theksuar se ai personalisht ka paguar kosto të rënda në përballjen me qeverinë e Edi Ramës.

Salianji deklaroi se, ndryshe nga shumë figura të tjera politike, ai ka përfunduar në burg si pasojë e betejës së tij me qeverinë, ndërsa të tjerë, sipas tij, kanë përfituar leje, tendera dhe pasuri.

“Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se është e padrejtë që të konsiderohet problem për Partinë Demokratike ai dhe demokratët që, sipas tij, e kanë mundur Edi Ramën në përballje direkte, ndërkohë që drejtues të tjerë janë mundur vazhdimisht në zgjedhje që prej vitit 2013. “Si mund të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mundur Edi Ramën dhe jo këta që i dërrmon Edi Rama në çdo palë zgjedhje prej vitit 2013?”, tha ai.

Ervin Salianji: Kam mbajtur kosto nga kjo qeveri. Kur unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë marrë leje, kanë marrë tendera dhe kanë bërë para. Si mund të thuhet që qenka problem për PD unë dhe ju që e kemi mundur Edi Ramën dhe jo këta që i dërrmon Edi Rama në çdo palë zgjedhje prej 2013. Unë mendoj që PD e ka ende forcën brenda vetes për të bërë ndryshimin, për të bashkuar çdo demokrat që është i pakënaqur dhe për të shkuar drejt hapjes. Prania juaj sot më emocionon sepse tregon se ka ende shqiptarë që nuk janë dorëzuar, se ka demokratë që nuk dorëzohen dhe nuk e pranojnë këtë poshtërim.

 

Po ndodh...