Raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime!

26 Shkurt 2026, 14:01 / POLITIKË ALFA PRESS
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: Kërkohen

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësim për klimën politike në vend, duke theksuar praninë e presionit ndaj votuesve dhe rritjen e polarizimit politik.

Schieder u shpreh se javët e fundit situata është radikalizuar, me përpjekje për organizimin e protestave në rrugë.

Raportuesi vlerësoi ecurinë e reformave, por theksoi nevojën për intensifikimin e hetimeve dhe ndëshkimeve në nivele të larta.

“Ka presion ndaj votuesve, ka polarizim. Javët e fundit është radikaliauar duke u përpjekur për të bërë protesta në rrugë. Sa i takon korrupsionit, reforma po ecën. Shqipëria ka bërë progres, por ka ende punë. Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime, pasi ka çështja e korrupsionit ngelet problematike.”, tha ai.

Po ndodh...

ide