“Nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë!”/ Banorët e Rrjollit publikojnë video nga fugoni i policisë: Do t’i mbrojmë deri në vdekje!

26 Shkurt 2026, 14:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë!”/

Disa banorë të Rrjollit janë arrestuar sërish pas protestës që ata zhvillojnë prej ditësh në mbrojte të pronës së tyre, të cilat janë dhënë për ndërtimin e një resorti turistik me firmë të Belinda Ballukut, me leje të bazuar në dokumente të falsifikuara të pronarëve fiktivë.

Nga fugoni i policisë, njëra prej protestuesve të arrestuar ka publikuar një video, ku ata theksojnë sërish se nuk do të dorëzohen në betejën e tyre dhe se pronën nuk do e dorëzojnë.

“Deri në vdekje!”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Veç liri do ketë, nuk ka këlysh k*rve që e zë tokën tonë”.

“Do t’i mbrojmë deri në vdekje! Nuk i ka gzu kush tokat tona”, thotë një tjetër prej banorëve nga fugoni i policisë.

VIDEO

Po ndodh...

ide