Nis rivlerësimi i pronave, tatimi ulet në 5%, si përllogaritet diferenca për qytetarët

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht, por si mund ta përllogarisin qytetarët vet se sa duhet të paguajnë për rivlerësimin?
Të gjithë ata individë apo biznese që kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme tokë ose edhe banesë të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026, mund të përfitojnë nga fushata e rivlerësimit me një normë tatimore preferenciale. Ndërsa kjo përllogaritje e tatimit mund të kryhet edhe nga vet qytetarët duke marrë parasysh vlerën e pronës në periudha të ndryshme.
“Në zonën e Liqenit Artficial, nëse një individ rreth 5 vite më parë ka blerë një apartament 80 m2 për 150 mijë euro, aktualisht me çmimet mesatare të tregut për 2500 euro m2 kjo pronë kushton 200 mijë euro. Tatimi që duhet të paguaj individi në këtë rast është 5% e diferencës prej 50 mijë euro, rreth 2500 euro”, raporton gazetarja Marinela Lina.
“Me botimin e udhëzimeve tashmë rruga është e hapur ty kryer procesi, ndërsa mbi 6 mijë prona sipas shoqatës janë në pritje që të kryejnë rivlerësimin. Ka 2 mënyra sesi mund të kryhet nëpërmjet aplikimit online tek ASHK me çmimet e referencës të mëparshme ose nëpërmjet një agjenti të rivlerësimit.”, shprehet Erjon Alimema, ekspert i pasurive të paluajtshme.
Për herë të parë në këtë proces që synon të afrojë vlerën e pronës me çmimet reale të tregut do të njihet edhe amortizimi i pronës, 1% për çdo vit vjetërsie.
“Në rastin e ndërtesave, çmimeve të referencës do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme ndërtesa”, shton ai.
Fushata e fundit e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është kryer në periudhën 2020-2022 më një normë tatimore 3 % ku mbi 94 mijë pasuri të paluajtshme u përafruan me vlerën e tregut, ndërsa mbi 138 mln euro u arkëtuan në buxhetin e shtetit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128