Qarku Berat/ PS siguron fitoren në Poliçan, prin në 3 bashki të tjera! Në Kuçovë kryeson kandidati i Berisha-Meta

Bashkia Berat ka gjithsej 117 qendra votimi dhe deri më tani janë numëruar 60 të tilla. Kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo udhëheq bindshëm me 63.15 % të votave ndërkohë që rivali i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili është 36.85%.
Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me shpejtësi dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 78.4%. të votave duke e ‘hipotekuar’ edhe një mandat tjetër. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, është rreth 12% të votave ndërsa i fundit është kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 9.6%.
Në Bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi i ‘Bashkë Fitojmë’ kryeson deri më tani teksa janë numëruar 30 nga 65 kuti gjithsej. Ai merr mbi 49.55 % të votave. Kandidati i PS Kreshnik Hajdari ndjek me 46.22 % të votave, ndërkohë që kandidati i PD Ilirjan Koxhaj merr vetëm 4.23 %.
Në Bashkinë Dimal janë 3 kandidatët, por nuk ka rivalitet për fitoren. Teksa janë numëruar 25 nga 49 kuti Juliana Memaj e PS kryeson me 48.54 % të votave teksa dy kandidatët e tjerë ndajnë gjysmën tjetër të votave. Dritan Sula i PD me 35.33 % dhe Gentian Meçi i BF me 16.13 %.
Në Bashkinë Skrapar janë numëruar 15 nga 23 qendra votimi dhe PS po shkon drejt fitores me kandidatin e saj Adriatik Mema i cili merr 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të votave të rivalit të tij, kandidati të BF Euglen Mustafallari.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



