Pas komisionit për Ballukun, reagon Komisioni Evropian: Mbështesim luftën ndaj Korrupsionit, nuk komentojmë çështje në proces

23 Shkurt 2026, 18:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas komisionit për Ballukun, reagon Komisioni Evropian: Mbështesim

Komisioni Evropian në një reagim për MAPO shprehet se lufta ndaj korrupsionit është me rëndësi thelbësore. Të pyetur mbi situatën e krijuar në Këshillin e Mandateve ku PS në diskutime u shpreh se për momentin nuk është e nevojshme masa e arrestit ndaj Belinda Ballukut, por se vendimin përfundimtar do ta marrë mbledhja e grupit të deputetëve të PS, një zëdhënës i KE shton se nuk komentojnë çështje në proces, shkruan MAPO.

“Ka një hetim në vijim. Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces.


Në mënyrë më të përgjithshme, mund të rikujtojmë se lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në reagim për MAPO.

Po ndodh...