Cilat zona kryesojnë kërkesën e banesave me qira në Tiranë? Studimi tregon se ku po zhvendosen të rinjtë dhe familjet

23 Shkurt 2026, 19:03 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Cilat zona kryesojnë kërkesën e banesave me qira në

Sipas studimit të fundit nga Investropa, dalin në pah disa të dhëna interesante për sa i përket çmimit dhe kërkesës së tregut të qirave në kryeqytet, ku ka edhe kërkesat më të shumta. Sipas studimit, çmimi mesatar i një banese me qira varion varësi të shumë faktorëve si: zona, investimet, mobilimi apo edhe lloji i ndërtimit.

Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm është zona ku qytetarët e Tiranës vendosin të gjejnë banesën e tyre. Sipas të dhënave të grumbulluara rezulton se për profesionistët e rinj, më së shumti apartamentet me qira janë marrë në: Bllok, Tiranën e Re dhe Myslym Shyri. Në këto zona, një apartament 1+1 ose 2+1 i vogël jepet me qira mesatarisht nga 45,000 deri në 70,000 lekë në muaj (rreth 450–700 euro), në varësi të mobilimit dhe standardit të ndërtesës. Ajo që i tërheq më shumë të rinjtë janë lidhjet e mira me transportin publik, ndërtesat e reja ose të rikonstruktuara dhe mundësia për të pasur një jetë sociale aktive vetëm pak hapa larg shtëpisë./SCAN

 

Po ndodh...