“Më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur”/ Meloni uroi kryeministrin për fitoren, reagon Rama: Faleminderit motër! Privilegj të bashkëpunoj me ju
13 Maj 2025, 19:56 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur homologes italiane, Giorgia Meloni e cila e ka uruar për fitoren.
Me anë të një postimi në X, Rama e quan Melonin motër, duke theksuar se “është një privilegj të bashkëpunoj me një udhëheqëse si ju”.
“Faleminderit, Motër. Është një nder të shërbej në një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një lider si ju, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë! E di me siguri se më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur”, shkruan Rama.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

