Kryemadhi ‘braktisë’ politikën dhe i futet kinematografisë: Jam duke realizuar një film

Deputetja e Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se i ka hyrë botës së kinematografisë.
Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, Kryemadhi deklaroi se momentalisht është duke realizuar një film artistik, ku ka një rol të rëndësishëm.
Ajo ka zbuluar dhe titullin e filmit, i cili quhet “Me Fat” dhe ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen.
Monika Kryemadhi: Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në Verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




