Kryeministri i Kanadasë: Marrëdhënia e vjetër me SHBA-në ka mbaruar

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se marrëdhënia e vjetër e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara, “bazuar në integrimin e thelluar të ekonomive tona dhe bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe ushtarake, ka përfunduar”.
Duke folur për gazetarët në Otava pas një takimi të kabinetit, Carney tha se kanadezët duhet “të riikonceptojmë rrënjësisht ekonominë tonë” përballë tarifave të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai tha se Kanadaja do të përgjigjet me tarifa hakmarrëse që do të kenë “ndikim maksimal” në SHBA.
Trump njoftoi të mërkurën se do të synonte automjetet e importuara dhe pjesët e automjeteve me një taksë 25%, duke deklaruar: “Kjo është e përhershme”.
Gjithashtu, Trump paralajmëroi Kanadanë dhe BE-në p bashkimit të forcave kundër SHBA-së në luftën tregtare.
“Nëse Bashkimi Evropian punon me Kanadanë për t’i bërë dëm ekonomik SHBA-së, tarifa në shkallë të gjerë, shumë më të mëdha se sa është planifikuar aktualisht, do të vendosen për të dyja,” postoi ai në platformën e tij “Truth Social”.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

