KQZ merr vendimin për Himarën, qytetarët me ID të skaduara nuk do votojnë

Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta identiteti të skaduara. Për shkak të tyre është pezulluar për disa minuta votimi në Himarë fshat, por sipas KQZ ka rinisur sërish
Një orë nga nisja e procesit të votimit në zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës, 70 votues nuk arritën të votojnë për shkak të skadimit të kartave të identitetit.
Komisionerët QV 4590/1 vendosën që të mos lejohen të votojnë, derisa të ketë një vendim nga ana e autoriteteve për t’i lejuar.
Në këto zgjedhje ministria e brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID, sikurse në zgjedhjet e mëparshme. Sipas sekretarit të KZAZ në Himarë, deri tani janë 70 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
