“Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari”, Kikia: Plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

Gazetari Mentor Kikia komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në Hungari që sollën rrëzimin nga pushteti pas 16 vjetësh të Viktor Orban.
Sipas tij, edhe në Shqipëri ka shumë arsye që të ndodhë e njëjta përmbysje pushteti si në Hungari.
‘A ka impakt ajo që ndodhi në Hungari në mjedisin tonë politik? Në raport me realitetin politik ka ngjashmëri, jetëgjatësa në pushtet që tregon se gërryen, korrupton, bën autoritar gjithkënd dhe këtë e dëshmon edhe një njëri që vjen nga një vend që ka qenë perandori. Historia në Hungari nuk ka asnjë ndryshim nga oligarkia jonë që vë dorën nëpër gjire dhe ishuj. Ndryshimi është që shoqëria dëshmoi në lloj pjekurie dhe vendosi ta ndajë historinë. Në politikën e jashtme nuk ka asnjë lidhje…Këtu ka 1 mijë herë arsye që të ndodhë e njëjta gjë, por që të ndodhë rotacioni duhet të plotësohet 3 kushte; që qeveria të largohet, të ketë një alternativë më të mirë dhe të ketë një shoqëri të përgjegjshme, ne plotësojmë vetëm kushtin e parë’, tha Kikia.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128