“Je mësuar me k*rvat e PS”/ Kuvendi rinis me tensione, Balliu tenton të godasë Ballën

5 Mars 2026, 19:41 / POLITIKË ALFA PRESS

“Je mësuar me k*rvat e PS”/ Kuvendi rinis me tensione, Balliu

Ka rifilluar me tensione seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit ia ka ridhënë fjalën kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjë që ka shkatuar irritim në radhët e deputetëve të opozitës.

Në një moment, Balliu u afrua drejt Ballës në sallë dhe tentoi ta godasë, duke shkaktuar përplasje mes deputetëve

Parlamenti u përfshi nga debate të forta pasi Balla ofendoi rëndë deputeten Albana Vokshi.

“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon. Për ty Albana kemi numrin 0900”, ishte deklarata e Ballës që nxiti sherrin.

‘Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, i tha Bardhi-Ballës.

Po ndodh...