Humbja e Orban/ Qori: Populli hungarez na dha një leksion të mirë! Në Shqipëri kemi qeveri të kalbur dhe opozitë të kompromentuar

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për rrëzimin e Viktor Orban nga pushteti në Hungari pas 16 vitesh.
Qori tha se populli hungarez i ka dhënë një leksion të mirë edhe shqiptarëve, për sfidimin e autokracisë, ndërkohë që tha se Rama dhe Berisha ishin të dy dashamirës të Orban.
"Nuk dua të bëj si ekspert i çështjeve hungareze, siç është modë në vendin tonë, ku dalin qindra ekspertë, por me aq sa kam kuptuar, besoj se është rasti i ezaurimit të një pushteti autoritarist, që ka sjellë korrupsion dhe skandale përtej korrupsioni. Është shoqëruar me rënie ekonomike dhe e ka bërë Viktor Orban gjithnjë e më shumë jo popullor. Personazhi që ka fituar zgjedhjet, ka dalë nga partia e Orban dhe ka patur ngjitje të rrufeshme. I përket qendrës së djathtë, ndërkohë Orban është në të djathtën ekstreme.
Humbja e një autokrati është gjithmonë një lajm i mirë, pavarësisht prirjes së tij ideologjike.
Ajo që më ka bërë përshtypje te opozita hungareze, është që mbështeja ndërkombëtare ndaj Orban, nuk ka patur impakt. JD Vance ka shkuar para ca ditësh dhe ka bërë thirrje që hungarezët të votojnë Orban, por ka dështuar. Me sa duket, populli hungarez nuk ka pyetur as për Trump dhe as për JD Vance. Tani imagjinoni sikur Vance të vijë në Shqipëri para zgjedhjeve dhe të thotë votoni Ramën, del vetë Berisha dhe thotë edhe unë e votoj Edi Ramën. Kjo për të kuptuar karaktein komik të opozitës së vjetër në Shqipëri.
Orban në Shqipëri është nëj figurë konsensuale, e kanë përzemër Berisha dhe Rama. Të dy bashkë i binden në mënyrë servile çdo fuqie që vjen në arenën ndërkombëtare, nuk e kanë për gjë të ndryshojnë qëndrimet e tyre.
Mendoj se populli hungarez na ka dhënë një leksion të mirë, në kuptimin e sfidimit të autoritarizmit. Sundimi i Orban ka patur ngjashmëri me sundimin e Ramës. Hungaria ka patur skandal, ka falur Presidenti persona të përfshirë në një skandal ngacmimi seksual për fëmijët dhe populli ka dalë në protesta masive, qeveria ka kërcënuar me heqje nga puna mësuesit dhe ata kanë rezistuar, çka tregon kurajo qytetare. Asnjë regjim autoritarist nuk është i gjithëpushtetshëm, mund të kesh para, oligarkë, kërcënimet, por shoqëria është shumë herë më e fortë.
16 vite në pushtet janë shumë në një kontekst demokratik. Korruptimi që vjen nga pushteti i gjatë dhe absolut është i pashmangshëm. Kudo ku ka probleme me autoritarizmin, është ndezur një dritë shpresë. Kjo nuk do të thotë se automatikisht do të ndodhë në Shqipëri", deklaroi Qori.
I pyetur nga Ylli Rakipi se përse lëvizja e tij dhe partitë e vogla, nuk kanë një sukses të tillë në Shqipëri, Qori tha se nuk mund të krahasohen të dy vendet dhe se fituesi i zgjedhjeve në Hungari ka dalë nga "gjiri i Orban", ndërsa Shqipërisë i duhet një alternativë e fortë morale.
"Nuk ka determinizëm historik, përvojat e vendeve nuk përsëriten. Në Hungari ndryshimi erdhi nga nje person që ka dalë nga gjiri i Orbanit. Mund të jetë mundur Orbani por jo detyrimisht orbanizmi. Kur vjen puna te Shqipëria jemi përballë një qeveria të kalbur dhe opozite të kompromentuar. Janë shërnbyes të oligarkëve dhe servilë të faktorit ndërkombëtar.
Berisha dhe Rama votuan me hosana anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, të inicuar nga nje president i SHBA që kundërshtohet nga brenda SHBA, nga Evropa, pjesa më përparimtare e njerëzitmit. Këtu rreshtohen me të fortin e rradhëz. Kam besim se Shqipërisë i duhet alternativë e fortë morale. Është e vërtetë që nuk patëm ndonjë rezultat shumë të madh, jemi shndërruar në parti parlamentare, por muajit që kanë kaluar na kanë dhënë shumë më tepër popullaritet, njerëzit kanë vlerësuar karakterin tonë dhe qëndrueshmërinë tonë. Jemi të vetëdijshëm që synimet tona kërkojnë transformim të gjerë të shtetit, rrëzimin e një sistemi oligarkik dhe të korruptuar", tha Qori.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128