Gjirokastër/ PS fiton me mbi 82% të votave në Tepelenë! Kryeson në Gjirokastër, Këlcyrë e Përmet! Në Memaliaj fiton kandidati i 'BF'

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 25 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Flamur Golemi udhëheq me 76.47 %, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 23.53 %.
Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj është shpallur fitues me 52.75 %, ndërsa Gjolek Guci i PS-së ka marrë vetëm 47.25 %.
Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.
Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 21 QV ka 23 gjithsej dhe udhëheq bindshëm Alma Hoxha e PS me 76.56 %, ndërsa rivali i saj Edmond Komino është më 23.44 %.
Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar numërimi. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.
Në Bashkinë Këlcyrë janë numëruar 16 nga 17 kuti dhe me vetëm një këti mund të themi që PS po shkon drejt fitores së sigurt me kandidatin Klement Ndoni me 49.48%. Rivali Arjan Kasaj i BF me 47.1%. Është shumë e vështirë që një kuti të rrëzojë diferencën. Ndërkohë që në këtë bashki është edhe kandidati i PD Adriatik Spahiu, i cili nuk ka marrë më shumë se 3.4%.
Në Bashkinë Libohovë duket se fitues mund të jetë kandidati i opozitës Adil Xhelili, nën logon e ‘Bashkë Fitojmë’. Ai udhëheq me 54.19% të votave kur janë numëruar 7 nga 9 qendra votimi. Kandidati socialist shkon 45.8%.
-
-
-
Koalicioni “Bashkë fitojmë” merr bashkinë e Pukës
15 Maj, 11:26
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



