Deklarata e SHBA për 11 majin, Tela: Një ndryshim i thellë në prioritetet e politikës amerikane në rajon

Gazetari Andi Tela, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaratën e Ambasadës së SHBA në Tiranë në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, ngriti pikëpyetje mbi qasjen e administratës amerikane ndaj demokracisë në Shqipëri. Ai tha se në ndryshim nga zgjedhjet e katër viteve më parë, ku Ambasada reagonte brenda 2-3 ditësh dhe përmendte qartë qeverinë apo opozitën, këtë herë deklarata erdhi 16 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe përmbante vetëm një urim të përgjithshëm për popullin shqiptar, pa referenca specifike ndaj palëve politike.
“Deklarata përmban vetëm dy fjali, shumë e ndryshme nga qëndrimet e mëparshme. Duhet pyetur nëse SHBA po ndryshon qasjen dhe nuk dëshiron më të japë ‘leksione’ për zgjedhjet në Ballkan, apo nëse kjo tregon një distancim të vetëdijshëm nga procesi zgjedhor në Shqipëri.
Për herë të parë, SHBA nuk ka pasur asnjë reagim gjatë fushatës dhe as ndonjë angazhim të dukshëm pas zgjedhjeve, çka mund të tregojë një ndryshim të thellë në prioritetet e politikës amerikane në rajon.
Kjo deklaratë duhet parë si një sinjal për të kuptuar sa është realisht e interesuar administrata e re amerikane për demokracinë shqiptare dhe sa për Shqipërinë si një pozicion strategjik në Ballkanin Perëndimor”- tha Tela.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


