Arrestimi i Veliajt, Qori dhe Lapaj në garë protestash me të njëjtin slogan: Rama ik!

10 Shkurt 2025, 20:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i Veliajt, Qori dhe Lapaj në garë protestash me të

Pas arrestimit të Erion Veliaj, menjëherë krerët e dy partive të reja Lapaj e Qorri kanë paralajmëruar protestë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

I pari ishte Arlind Qorri që njofton protestë në 12 shkurt para kryeministrisë.

Por Lapaj nuk ka humbur kohë dhe njoftoi edhe ai protestën e tij e cila do të zhvillohet një ditë para Qorit, duke ja "djegur" kauzën.

Motoja e të dyja protestave në fakt është e njëjtë; Kërkesa për largimin e Edi Ramës. Kjo luftë dhe garash mes dy partive të reja vjen në një klimë sherri, akuzash dhe përplasjesh mes tyre, të cilat nisën që te protesta "Lëvizjes Bashkë" te ministria e Brenshme ku Lapajt nuk ju lejua të fliste pa radhë.

Njoftimi i Qorrit

Arrestimi i Veliajt, Qori dhe Lapaj në garë protestash me të

Më pas ishe dhe njoftimi i Lapajt për protestë në datën 11 shkurt, ora 18:00.

Njoftimi i Adriatik Lapajt

Arrestimi i Veliajt, Qori dhe Lapaj në garë protestash me të

Kjo në publik krijon perceptimin e ndarjes së madhe që kanë partitë e reja, duke synuar të kundërshtojnë njëra-tjetrën, duke caktuar orare të ndryshme.

Duket tashmë që lufta për protagonizëm është bërë e madhe. 

Kujtojmë edhe njëherë, që pak kohë më parë mes Lapajt dhe Qorrit pati dhe një përplasje deri në konfrontime fizike, pasi sipas Qorrit, Lapaj erdhi i paftuar dhe mori mikrofonin dhe sipas Lapajt ishte marrë leja dhe nga ata për të protestuar./Alfapress.al

 

Po ndodh...