Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

13 Prill 2026, 22:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për

Kreu i PAA-së, Agron Duka, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, ka shprehur mbështetjen për ish-ministrin e Financave, Arben Malaj, i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar si i pavarur për kryebashkiak të Vlorës.

Duka u shpreh se nuk sheh një kandidat më të përshtatshëm se Malaj për drejtimin e qytetit.

Unë e kam mik zotin Malaj. Zgjedhjet vendore nuk janë si zgjedhjet parlamentare. Jam realist dhe nuk shoh ndonjë më të zot se Arben Malaj. Nuk ka arsye pse të mos e mbështes,” tha ai.

Nga ana tjetër, Malaj bëri akuza të forta ndaj Ramës dhe Berishë, duke pretenduar se po diskutohet që kryetarët e bashkive të zgjidhen nga këshillat bashkiakë dhe jo drejtpërdrejt nga qytetarët.

Ai u shpreh se dyshja Rama-Berisha po ndjek të njëjtën qasje si në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke e cilësuar këtë si një goditje ndaj demokracisë.

“Arkivolin e demokracisë shqiptare e bënë në 2008-ën me ndryshimet kushtetuese vëllezërit siamezë Berisha dhe Rama. Kam informacion se po bëjnë të njëjtën gjë edhe për demokracinë vendore dhe do të arrijnë marrëveshje.

Po hidhet në diskutim që kryetarët e bashkive t’i zgjedhë këshilli bashkiak, çka është një deficit demokratik. Në shumë vende të botës edhe anëtarët e këshillit kandidojnë zonë më zonë, jo me lista partie,” u shpreh Malaj.

Po ndodh...

ide