Astronautët kinezë kthehen në Tokë pas ekspeditës gjashtëmujore

Tre astronautë kinezë u kthyen në Tokë pas gjashtë muajsh në stacionin hapësinor ”Tiangong” (”Pallati qiellor”), duke përfunduar kështu misionin ”Shengzhou-19”.
Anija kozmike që mbante Cai Xuzhe, Song Lingdong dhe Wang Haoze u ul në rajonin verior të Mongolisë së Brendshme, sipas pamjeve nga transmetuesi shtetëror CCTV.
Kina e kishte shtyrë kthimin e ekuipazhit, i cili fillimisht ishte planifikuar për të martën, për shkak të kushteve të këqija të motit në tokë.
Tre astronautët e ”Shenzhou-19” kishin punuar në stacionin hapësinor që nga tetori.
Atje ata kryen eksperimente të shumta, kontribuan në mirëmbajtjen e ”Tiangong” dhe vendosën rekordin për shëtitjen më të gjatë në hapësirë në histori, që zgjati mbi 9 orë.
Një nga tre astronautët në ”Shenzhou-19” është 35-vjeçarja Wang Haoze, një inxhiniere hapësinore e cila u bë gruaja e tretë kineze që arriti në hapësirë, pas Liu Yang në vitin 2012 dhe Wang Yaping në vitin 2013.
Ekuipazhi që punoi për gjashtë muaj në bordin e ”Pallatit qiellor” u drejtua nga Cai Xuzhe, 48 vjeç, një astronaut veteran i cili kishte marrë pjesë tashmë në misionin ”Shenzhou-14”.
I treti është Song Lingdong, një ish-pilot 34-vjeçar i Forcave Ajrore, në fluturimin e tij të parë në hapësirë.
Pekini ka investuar miliarda euro në programin e tij hapësinor për të arritur Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, dhe shpreson të dërgojë një mision me pilot në Hënë deri në vitin 2030 dhe më pas të ndërtojë një bazë hënore.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

