Vetëvendosja propozoi dy emra për President të ri të Kosovës, sot afati i fundit. Çfarë pritet të ndodhë në Parlament?

28 Prill 2026, 08:36 / KOSOVA ALFA PRESS

Vetëvendosja propozoi dy emra për President të ri të

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri në Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot në orën 10:00, pasi u ndërpre mbrëmjen e djeshme pa një përfundim.

Mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për postin e presidentes; Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Procesi u zhvillua pa praninë e partive opozitare, të cilat bojkotuan seancën.

Kjo e martë përbën edhe afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke e bërë vazhdimin e seancës vendimtar për përmbylljen e këtij procesi politik.



Po ndodh...