Osmani me moton e Rugovës! Sot vendoset data e zgjedhjeve në Kosovë

30 Prill 2026, 15:28 / KOSOVA ALFA PRESS

Osmani me moton e Rugovës! Sot vendoset data e zgjedhjeve në

Me figurën e ish presidentit Ibrahim Rrugova në sfond Vjosa Osmani ka reaguar duke shpjeguar shkakun se përse ka zbritur në takime me qytetarë dhe punonjës. Reagimi ka ardhur pikërisht në ditën kur do të vendoset data e zgjedhjeve të parakohshme e ku ajo pritet të sfidojë albin kurtin në votimet parlamentare

Në kosovë do të nisin bisedimet për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Prej KQZ është propozuar 7 qershori ndërsa dhe opozita duket se është dakord me këtë afat. Në mungesë të presidentit, diskutimet do të realizohen nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Në terren tashmë ka zbritur dhe ish presidentja Vjosa Osmani, e cila këtë rradhë qëndron në krah të LDK. Në një reagim në rrjetet sociale ajo ka sqaruar se përse ka nisur takimet

Dështimi i partive për të zgjedhur presidentin e vendit duke e ccuar vendin në zgjedhje të parakohshme ka sjellë dhe reagimin e BE. “Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes”, thuhet në një reagim të dhënë për rel.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova