"Partizani"/ Balla pyetet për kallëzimin: Kompleksi sportiv ishte hequr nga plani i përhapjes, njohja dhe privatizimi u bë brenda një kohe të shkurtër

30 Prill 2026, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS
"Partizani"/ Balla pyetet për kallëzimin: Kompleksi sportiv

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla po dëshmon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në gjyqin që po mbahet për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe persona të tjerë.

Ai është thirrur në gjykatë me kërkesë të SPAK, në cilësinë e kallëzuesit. I pyetur nga Prokuroria e Posaçme që të sqarojë se ku është mbështetur për të bërë kallëzimin, Balla theksoi se që prej vitit 2012 kishte dyshime se procedura për privatizimin e kompleksit sportiv ishte kryer në shkelje, duke shtuar se ishin përdorur lidhje familjare dhe shtetërore për procedurën.

Ai ka theksuar se kompleksi sportiv ishte hequr nga plani i përhapjes dhe se njohja dhe privatizimi i godinës ishte bërë në një kohë të shkurtër.

SPAK: A mund të na sqaroni pretendimet në lidhje me kallëzimin tuaj dhe ku i keni mbështetur?

Balla: Prej vitit 2012 dhe në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mua në lidhje me mënyrën se si është kryer procedura për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani. Sipas dyshimeve, ky proces privatizimi nuk ishte bërë sipas procedurave ligjore pasi dyshoja se janë shfrytëzuar lidhjet familjare e shtetërore. Brenda një kohe të shkurtër ishte bërë njohja dhe privatizimi i godinës. Një kompleks sportiv ishte hequr nga plani i përhapjes dhe në kallëzim është shoqëruar edhe me prova. Kërkova hetim se përse ishte hequr nga plani i përhapjes.

Kujtojmë që Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova
Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova