Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Vjosa Osmanit mbi emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Osmani ka kërkuar vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 të Kushtetutës, përkatësisht në mes të saj dhe grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Kosovës sa i përket emërimit të anëtarëve të KQZ-së.
Gjykata tha se nuk janë plotësuar kriteret e kërkuara kushtetuese në lidhje me ngritjen e “konfliktit të kompetencave kushtetuese”.
Kushtetuesja tregoi se në rastin konkret, konflikti i kompetencave është ngritur me një kompetencë të presidentes që nuk është e përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Kjo pasi, kjo kompetencë buron nga paragrafi 6 i nenit 61 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Gjykata tha po ashtu se edhe në pjesën e Kushtetutës që ka të bëjë me format e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit në asnjë pjesë nuk përcaktohet specifikisht e presidenti i Kosovës ka kompetencën që të emërojë anëtarët e KQZ-së.
“Në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të ‘kompetencave kushtetuese’, si dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, u tha në vendim.
Po ndodh...
ide
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128