Kosovë, përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV merr mandatin e 50/ Vijon procesi për zarfet e dërguara me postë

Ka përfunduar numërimi dhe procesimi i votave nga të gjitha 47 vendvotimet e organizuara në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një fitore bindëse me 83.28 për qind të votave. Sipas rezultateve të publikuara, kjo epërsi i ka siguruar partisë së kryeministrit Albin Kurti edhe mandatin e 50-të në Kuvendin e Kosovës.
Nga votimi në përfaqësitë diplomatike, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 1,608 vota ose 7.13 për qind, duke u renditur e dyta. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 1,490 vota, përkatësisht 6.60 për qind të votave të numëruara.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 464 vota, apo 2.06 për qind të totalit të votave të hedhura në ambasada dhe konsullata.
Votimi i diasporës në përfaqësitë diplomatike u zhvillua në 47 vendvotime të vendosura në 30 misione diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme, duke përfshirë ambasada dhe konsullata ku ishin regjistruar mijëra qytetarë me të drejtë vote.
Ndërkohë vijon edhe numërimi i votave me postë.
Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën më 7 qershor 2026, pasi partitë politike nuk arritën një marrëveshje për presidentin, duke i çuar shqiptrët e Kosovës drejt kutive të votimit për herë të dytë brenda gjashtë muajsh.
Po ndodh...
ide
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128