Kosovë/ Një grua vret me armë kunatin brenda banesës dhe më pas shkon në Polici

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Prishtinë të Kosovës, ku një grua ka vrarë mar armë zjarri brenda banesës kunatin e saj.
Autorja është gruaja me inicialet N.M., e cila pas krimit është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën me të cilën vrau kunatin e saj.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”, teksa motivi mbetet ende i paqartë pse gruaja e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
Trupi i pajetë i të ndjerit, pritet të dërgohet në morg për t’ju nënshtruar autopsisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





