Rikthehet ''importi i plehrave''/ Qeveria nxjerr pr/ligjin për konsultim: Jo mbetje të rrezikshme

Qeveria synon të miratojë një ligj për lejimin e importeve të mbetjeve në Shqipëri, rreth 8 vjet pasi u hoqi dorë nga një nismë e tillë për shkak të protestave popullore.
Plani zbulohet në projektligjin e ri PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE i hartuar nga ministria Mjedisit i hedhur për konsultim publik.
Në Nenin 73 të projektligjit, i hapet rrugë importit të mbetjeve në Shqipëri.
Në dokument sanksionohet se në Shqipëri ndalophet importi i mbetjeve të rrezikshme me përhjashtim të rasteve me vendim të qeverisë.
“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në pikën 3 të nenit.
“Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni,” ,
Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë, thuhet në pikën e parë.
Ndërsa neni 74 lejon më tej kalimin në Shqipëri tranzit të “mbetjeve jo të rrezikshme”, për të cilat mjafton një leje e ministrit të Mjedisit, sipas projektligjit.
Eksporti i mbetjeve të rrezikshme, jo të rrezikshme dhe inerte nga Republika e Shqipërisë lejohet vetëm me autorizim tëministrit, sanksionohet në nenin 75.
Vetëm disa orë pasi nisma ligjore që i hap rrugë importit të mbetjeve u bë publike, u riaktivizua edhe Aleanca Kunder Importit te Plehrave
“Për herë të katërt në 20 vjet na duhet të shpëtojmë edhe një herë Shqipërinë nga plehrat, shkrihej në një postim në rrjetet sociale, ndërsa aktivistët paralajmëruan reagim.
Qeveritë e tre kryeministrave ndër vite kanë ndërmarrë nisma për lejimin e importit të mbetjeve, por në të gjitha rastet janë tërhequr për shkak të protestave popullore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

