Takimi i Ramës me kryebashkiakët, zbulohen diskutimet dhe tematikat e mbledhjes

3 Prill 2026, 12:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi i Ramës me kryebashkiakët, zbulohen diskutimet dhe tematikat e

Ka zgjatur 1 orë e 50 minuta takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, në kuadër të turit të nisur “Punët e Shqipërisë”.

Mësohet se tematikat kryesore të diskutuara nga Kryeministri ishin: Paketa e maleve, parkimet në qytete, çështja sociale.

Në mënyrë të posaçme, burime nga kjo mbledhje thonë se Rama ka kërkuar prej kryebashkiakëve të çojnë përpara procesin e legalizimeve në bashkëpunim me kadastrat e çdo qyteti.

Po ashtu Kryeministri i ka bërë një bilanc aplikimeve të deritanishme për prioritetin e qeverisë për “Paketën e maleve”. Mësohet se ka treguar se cilat janë dy bashkitë të cilat janë afër arritjes së objektivit të lidhjes së 10 kontratave.

 

Po ndodh...

ide