FOTO+EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja e të riut në Kosovë, i dyshuari bie në pranga

24 Mars 2025, 08:45 / KOSOVA ALFA PRESS

FOTO+EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja e të riut në Kosovë, i

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, ku një 19-vjeçar, Avni Zahiti, ka humbur jetën pas qëllimit me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga një person i dyshuar, Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.

FOTO+EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja e të riut në Kosovë, iBleon Dibrani

FOTO+EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja e të riut në Kosovë, iAvni Zahiti

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, dhe se është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Vushtrrisë.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë e gjatë. Pas arrestimit, prokurori ka caktuar një masë ndalimi për të dyshuarin.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja si prova materiale. Momentalisht nuk dihet nëse ky incident ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit, apo nëse ka ndonjë arsye tjetër. 

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi