''Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në burg''/ Mbi 4 orë protestë, qytetarët ndalen në sheshin ‘Italia’

12 Qershor 2026, 22:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

''Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në

Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën sot në bulevard në ditën e 13-të të protestës antiqeveritare dhe antisistem.

Pas dhjetëra fjalimeve të zjarrta të qytetarëve nga shtresa dhe katëgori të ndryshme moshash e profesionesh, rreth orës 20:30 i erdhi radha marshimit tradicional në bulevard.

Ata kaluan nga bulevardi në rrugët e kryeqytetit, duke kaluar nga ministritë, rruga “Myslym Shyri”, drejtoria e Policisë, sheshi “Willson” dhe duke dalë drejt bulevardit e qendrës sërish.

Ata u ndalën për pak çaste në sheshin Italia, ku kryeministri Edi Rama mbajti më herët aktivitetin për 35 vjetorin e PS-së.

“Deti” i protestuesve u derdh rrugëve të Tiranës me parulla, thirrje, pankarta dhe këngë patriotike, të prirë nga flamuj kombëtarë.

Më parë, mijëra qytetarë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit para Kryeministrisë në orën 18:35, ku kërkohej largimi i qeverisë dhe politikës së vjetër.

Revolta qytetare kundër qeverisë kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit po tregojnë vendosmëri duke vijuar mobilizimin e tyre dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Njëzëri ata kërkuan largimin e klasës së vjetër politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, ata u mblodhën fillimisht në qendër të kryeqytetit.

“Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel” apo “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.

Me pankarta në duar dhe duke brohoritur thirrjet kundër klasës politike, qytetarët kanë qëndruar për orë të tëra në shesh.

Thirrjet e tyre të vazhdueshme janë “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Arrestoni Belindën” etj ndërsa në protestë kanë marrë pjesë të rinj, familjarë me fëmijë dhe të tjerë të grupmoshave të ndryshme.

Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit turistik në Zvërnec, por ajo është shndërruar në një lëvizje më të gjerë qytetare ndaj keqqeverisjes.

Protestuesit kanë artikuluar një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen, problemet në sistemin shëndetësor, korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera sociale e ekonomike. Kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Po ndodh...

ide

Nga Neli Demi 12:52 IDE

Gen Z

Nga Neli Demi