FOTO/ Kush është gruaja që u vra nga bashkëshorti sot në Pejë, “një kolege punëtore dhe e urtë”

Gruaja në foto është Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajçi, i cili është vënë në pranga.
Në një njoftim në Facebook, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, shpreh ngushëllimet, ndërsa e cilësojnë atë si një grua punëtore dhe të urtë.
Gjyljeta punonte si asistente në stomatologji, prej 20 vitesh.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajs! “, thuhet në njoftim.
Ky është rasti i dytë në Kosova brenda disa ditëve. Disa ditë më parë Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, shkak u bë kujdestaria e fëmijës.

-
E rëndë/ Bashkëshorti vret gruan në Kosovë!
16 Prill, 09:15 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


