Kongresmeni amerikan kërkon hetim nga Kongresi i SHBA për lidhjet e qeverisë shqiptare me trafikun e drogës

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane, mbi lidhjet dhe lehtësimin që qeveria Rama i ka bërë trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Nëpërmjet një amendamenti të depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan (lexoje këtu) Wilson ka kërkuar vënien në lëvizje të agjencive ligjzbatuese, ndërsa propozimi i tij ka kaluar tashmë komisionin e rregulloreve dhe komisionin e ligjeve në SHBA, pritet miratimi i ligjit në seancë plenare në Kongres.
“Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:
-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri
-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, – shkruan amendamenti.
Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongresin Amerikan. Së bashku me Robert Aderholt ai është bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, në Dhomën e Përfaqësuesëve.
Zoti Wilson është anëtar i kupolës së Mëngjesit të Lutjeve në SHBA, njëherësh një nga mbështetësit më energjikë të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Shkupi dhe shtatorja e Skënderbeut
Kriteret e Tiranës
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128