Kërkohet zëvendësuesi i Ferran Torres/ Barcelona shqyrton transferimin e sulmuesit të Al-Nassr
Barcelona po vijon kërkimin për një sulmues të ri, ndërsa në radarët e klubit katalanas ka përfunduar edhe Jhon Duran i Al-Nassr.
Sipas “Diario Sport”, sulmuesi kolumbian i është ofruar Barcelonës në ditët e fundit, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë alternativat për repartin ofensiv.
Objektivi kryesor i Barcelonës mbetet Julian Alvarez i Atletico Madridit, por klubi po kërkon edhe një tjetër sulmues qendror, veçanërisht për shkak të pasigurisë rreth të ardhmes së Ferran Torresit, i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe ka zhvilluar bisedime me PSG-në.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, kishte tentuar ta transferonte Duranin edhe në vitin 2025, por deri tani katalanasit nuk kanë bërë një lëvizje konkrete për 22-vjeçarin.
Ndërkohë, Benfica është pranë një marrëveshjeje për ta marrë sulmuesin kolumbian në huazim me opsion blerjeje. Duran sezonin e kaluar luajti në formë huazimi te Fenerbahce dhe më pas te Zenit Saint Petersburg.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128