Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mit'hat Frashërit

Mit'hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo ishte botues i “Kalenadri Kombiar” që nis në vitet 1897-1928. Ishtë një ndër themeluesit e medias shqiptare, botues i disa gazetave, shkrimtar, politikan e diplomat shqiptar, nënshkrues i deklaratës së pavarësis në vitin 1912. Më herët kishte qënë bashkëdrejtues i Kongresit të Manastirit me Atë Gjergj Fishtën.
Kontributi i Mit’hat Frashërit është ndër më të rëndësishmit në përphapjen e dijes në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar. “Kalendari Kombiar” i motit 1913, nis me kartolinën për Shqipërinë që kishte vetëm dy muaj e pavarur, pas 500 vitesh pushtimi otoman. I gjithë materiali i këtij numri i kushtohet ngjarjes më të rëndëishme, të 28 nëntorit 1912, shpallja e pavarësisë s Shqipërisë.
Tema sjell kartolinën e numrit të parë të "Kalendarit Kombiar," në janar 1913 që nis me urimin për vitin e ri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
Moti i ri 1913
Me zë të zemrës së nxehtë
I lutem Zotit të Gjithësisë
Për motin e nënqint e trembëshjetë
Të jetë prurës i lumturisë
Të jetë prurës i gëzimit
Të derdhë qetësinë si ilaç
Të hapë portën e mësimit
Në tërë kombin shqipëtar
Të jetë përmbushës i dëshirës
Që ushqen në zemër çdo njeri
I lumturisë dhe i ëmbëslisë
Lutem të jetë moti i ri
Ashtu o Zot lutemi të jetë
Bëfhs e u bëftë siç dëshiron
Megjith zemër shqiptar i vërtetë
Bëfsh e arrifsh tek shpreson

Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


