Trabzonspor fans are angry about the treatment being given to Muç in Turkey: We will not forget this...

Tifozët e Trabzonspor janë në protestë për Ernest Muçin. Ose më saktësisht,nëpërmjet tij po vërtetojnë se si trajtohen klubet e Stambollit dhe si trajtohen klubet e tjera nga mediat vendase.
Shkak është bërë një gol i shënuar këtë fundjavë nga mesfushori i Beshiktashit, Orkun Kokçy në ndeshjen kundër Gençlerbirligi. Ai shënoi nga një kënd shumë i vështirë me një goditje dënimi, me një goditje padyshim spektakolare.
Në programe të ndryshme televizive, ky u cilësua si një nga golat më të bukur të sezonit dhe lëvdatat për futbollistin e Beshiktashit nuk kishin fund. Pikërisht kjo ka acaruar në kulm tifozët e Trabzonspor të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale, duke e cilësuar standard të dyfishtë nga mediat kryesore në vend. Ata kanë kujtuar se disa javë më parë, Ernest Muçi kishte shënuar një gol të tillë për ekipin e tyre ndaj Koniaspor, nga një kënd edhe më i vështirë se ai i Kokçy, por nuk ishte vlerësuar në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, kishte kaluar si normalitet.
“Kur një gol i tillë vjen nga një skuadër e Stambollit, flitni për të për ditë me radhë, por kur një gol i ngjashëm vjen nga Trabzonspori, nuk jua ndjen të flisni. Historia e Trabzonsporit ka qenë gjithmonë për të dalë kundër këtyre standardeve të dyfishta dhe ne nuk do ta harrojmë këtë qasje tuajën”, shkruante një tifoz i Trabzonsporit në rrjetet sociale, mes komenteve të shumta për këtë çështje.
Happening now...
ideas
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
Will the new justice system unite the SP and the DP?
Sovereignty as a fig leaf
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128