Gjykata merr vendimin e papritur! I heq titullin Senegalit, Maroku kampion pas 2 muajsh

Nga bojkoti, invadimi i fushës, kaosi, protestat, VAR dhe deri tek magjia. Në Afrikë, në botën e futbollit, kemi dëgjuar dhe parë histori nga më të çuditshmet, por e fundit është me të vërtetë e pabesueshme. Dy muaj pas përfundimit të Kupës së Afrikës, Federata Afrikane e Futbollit(CAF) bëri publike një vendim të Gjykatës së Apelit, me këtë të fundit që i heq titullin Senegalit për t’ia akorduar Marokut.
E besoni apo jo, por dy muaj pas finales që shkaktoi kaos dhe shumë debat, kurora e fituesit ndryshon pronar, tani kalon në Marok. Brahim Diaz me shokë shpërthyen në lot, por tani mbase kanë një arsye për të festuar pasi në letër janë ata fituesit e Kupës së Afrikës. Menjëherë pas përfundimit të finales, Federata e Futbollit të Marokut kishte apeluar në Komisionin e Disiplinës atë që prodhoi ajo sfidë, me këtë të fundit që e refuzoi, por Maroku nuk u dorëzua duke e dërguar çështjen në Apel.
Kjo e fundit pasi shqyrtoi të gjithë detajet doli në përfundim se Senegali gaboi duke u tërhequr nga fusha për disa minuta, shkeli rregullat e FIFA-s, dhe në këtë mënyrë humbet ndeshjen 3-0 në tavolinë.
Kjo mund të konsiderohet një fitore nga ana e Marokut, por çështja nuk pritet të përfundojë këtu pasi tani është radha e Senegal të apelojë këtë vendim, këtë herë duke e dërguar çështjen në CAS, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Në pritje të një vendimi final, e vetmja që e sigurt është se në Afrikë, në futboll, mund të ndodhë gjithçka.
Happening now...
ideas
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128