Day by day, Berisha expels old members, leaving a "message" to his deputies: Show yourself!

2026-04-01 14:14:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Day by day, Berisha expels old members, leaving a "message" to his

Në një kohë kur shumë anëtarë të Partisë Demokratike po shfaqin pakënaqësi ndaj qëndrimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa prej tyre janë përjashtuar nga strukturat e partisë me urdhër liderit demokrat dhe sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka Berisha po bën thirrje për anëtarësime të reja.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Beisha u ka lënë “porosi” deputetëve që të angazhohen për procesin e anëtarësimit, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri për rifreskimin e frymës dhe forcimin e partisë.

 “Në të gjitha degët e vendit po zhvillohen zgjedhje, janë zhvilluar dhe kanë ecur me një normalitet në tërësinë e tyre, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësimet e reja. Unë bëra dhe një mbledhje me drejtuesit politikë dhe koordinatorët, por secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrën më serioze që mund të kontribuojë në anëtarësimet e reja. Është jetike për partinë demokratike ky proces.

Mos harroni që ne kemi një problem madhor, spastrimin etnik për shkak të politikave të Edi Ramës, largimin e njerëzve nga Shqipëria, ndaj dhe dua të përparësoni, të kontribuoni me të gjitha mundësitë tuaja për anëtarësime të reja.

Dua ta vlerësojmë në shkallë maksimale, është kushti i gjitha kushteve që kjo forcë politike të rezistojë e pamposhtur ndaj kësaj diktature. Gjithashtu është dhe një tregues për punën e secilit. Duhet ta marrim në punën më serioze”, tha Berisha, ndërkohë theksojmë sek jo porosi e Berishës për të vetët ka ardhur vetëm dy orë pasi në dyert e selisë blu u paraqit këshilltari demokrat, Dritan Burgija i cili jo më larg se ditë më parë u përjashta nga strukturat e kësja force politike.

Së bashku me demokratët nga Durrësi ai u paraqit në seli për të kërkuar një takim me Berishën dhe për t’i kërkuar atij shpjegime sa i përket vendimit për përjashtimin e tij.

Happening now...

ideas