MPs gather in Parliament, Balla responds to Mediu after request to the Security Council: Go and answer to justice for killing 26 people

2026-04-02 10:48:30 / POLITIKË ALFA PRESS

MPs gather in Parliament, Balla responds to Mediu after request to the Security

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me rrezikun që mund të ketë Shqipëria për ndonjë sulm nga Irani.

Gjatë fjalës në Kuvend Balla ka kërkuar që të mos përhapet panik nga deputetët e opozitës, ndërsa iu drejtua Fatmir Mediut duke i thënë se duhet të shkojë dhe të japë llogari para drejtësisë për jetët e humbura në tragjedinë e Gërdecit.

Jemi krenar që kemi miratuar në Kuvend një deklaratë që për turpin tuaj nuk morët pjesë dhe thatë që i shpallëm luftë Iranit, ndërkohë lërini teatrot dhe bëni atë që bën çdo politikan o përgjegjshëm.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve… ti jep hesap para drejtësisë së ke vrarë 26 veta, na bën si përfaqësues i Kongresist…. Zoti kryetar ju lutem shumë të kalojmë te pikat e ditës”, tha Balla.

 

Happening now...

ideas