Zgjedhjet në Kosovë/ Nis sot votimi përmes postës, hapat që duhet të ndjekë Diaspora

2026-05-21 08:58:51 / KOSOVA ALFA PRESS

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis sot votimi përmes postës, hapat

Përmes një njoftimi në Facebook, KQZ ka sqaruar hapat që duhet ndjekur nga votuesit për realizimin e votimit me postë.

Sipas institucionit, pakoja me fletëvotim do të dërgohet në adresën e banimit të votuesit.

Pas pranimit të saj, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtësisë dhe më pas bashkë me dëftesën e regjistrimit ta fusin në zarfin kthyes.

KQZ ka bërë të ditur se votuesit duhet të shënojnë adresën e kutisë postare përkatëse dhe ta dërgojnë zarfin përmes postës, duke theksuar se ai duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës jo më larg se 6 qershor 2026.

 

Happening now...

ideas

Nga Neli Demi 12:52 ideas

Gen Z

Nga Neli Demi