Another Albanian name at the top of technology! Kusari appointed Microsoft CEO

Drena Kusari është shqiptarja e Kosovës që i bashkohet kompanisë Microsoft. Përmes një postimi në LinkedIn, ekspertja e teknologjisë ka dhënë lajmin e gëzueshëm:
“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Zëvendëspresidente e Korporatës dhe Menaxhere e Përgjithshme në Microsoft!”, shkruan Kusari.
Ky pozicion konsiderohet ndër nivelet më të larta drejtuese në strukturën e kompanisë, ndërsa për gratë shqiptare në fushën e teknologjisë, shënon një histori suksesi. Me një karrierë të ndërtuar në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani të mëdha ndërkombëtare, Kusari është ndër figurat shqiptare që kanë arritur në nivele të larta të lidershipit në sektorin global të inovacionit dhe teknologjisë.
Ajo është lindur dhe rritur në Gjakovë. Pas luftës në Kosovë, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, ku përfundoi vitin e fundit të shkollës së mesme. Puna e saj e parë ishte si përkthyese dhe punonjëse terreni për organizatën Save the Children menjëherë pas luftës.
Ajo është diplomuar në Ekonomi dhe Diplomaci në Oçidental College në SHBA, si dhe ka marrë MBA nga Harvard Business School. Para Microsoft, ka punuar si për kompani si Goldman Sachs, McKinsey & Company, Fortune 500, Lyft dhe në Bumble.
Pra, perpos Mira Muratit, ne krenohemi edhe me Drenen!
Happening now...
ideas
Blaming Gaz Bardhi for the statutory changes
The Statute Review and Berisha's Sinking Boat
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
