SHBA shpall ambasadorët për Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, mbetet pezull emërimi për Kosovën

Përmes një dekreti, Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan.
Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së.
Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Utah. Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador për Shqipërinë, informon REL.
Ndërkaq sa i përket Kosovës, Uashingtoni ende nuk ka ndonjë njoftim, teksa Ambasada amerikane në Prishtinë aktualisht udhëhiqet nga e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak, Jeff Hovenier, përfundoi mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024.
Në fund të majit të këtij viti, para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan është paraqitur i nominuari për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt.
Para senatorëve ai shpalosi prioritetet e tij kryesore nëse zgjidhet ambasador, duke thënë se ato do të jenë mbrojta e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së.
Ndërkaq, sipas njoftimit të 1 qershorit, SHBA-ja ka nominuar edhe ambasadorë për në El Salvador, Azerbajxhan, Mbretërinë e Kamboxhias, Guinenë Ekuatoriale, Moldavi, Indonezi, Bullgari, Republikën e Trinidad dhe Tobagos, Paraguai, Kolumbi, Lituani, Egjipt, Brazil, Ekuador, Gambi, Sierra Leone dhe Kenia.
Procedura e nominimit të ambasadorëve të SHBA-së bazohet në parimin kushtetues të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit.
Presidenti së pari nominoi kandidatin për ambasador, i cili mund të jetë diplomat karriere ose person i emëruar politikisht. Më pas, nominimi dërgohet në Komitetin e Senatit për Punë të Jashtme, i cili e shqyrton kandidimin.
Komiteti shpesh organizon seanca dëgjimore në të cilat kandidatët për ambasadorë u përgjigjet pyetjeve të senatorëve lidhur me politikën e SHBA-së, vendin ku do të shërbejë si ambasador dhe tema të tjera të rëndësishme. Komiteti voton për nominimin dhe i dërgon rekomandim përbërjes së plotë të Senatit.
Nëse nominimi miratohet, ai më pas dërgohet për votim në Senat.
Vetëm pasi Senati ta konfirmojë kandidatin me shumicë votash, presidenti amerikan e emëron zyrtarisht ambasadorin.
Ambasadori i ri më pas shkon në vendin pritës dhe dorëzon letrat kredenciale te kreu i shtetit, duke e marrë zyrtarisht detyrën.
Ndryshe nga shumë shtete të tjera, ambasadorët e SHBA-së nuk e fillojnë menjëherë detyrën pas nominimit nga presidenti. Konfirmimi nga Senati është një mekanizëm të rëndësishëm kontrolli i pushtetit ekzekutiv dhe shpesh mund të zgjasë me javë ose muaj, veçanërisht nëse ka polemika politike rreth kandidatit.
Happening now...
ideas
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128