Irani i prerë ndaj SHBA-së: Nuk ka propozim të ri, plani me 14 pika mbetet në fuqi
2026-05-12 09:22:46 / BOTA

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Irani e konsideron propozimin me 14 pika si të vetmen rrugë për zgjidhjen e konfliktit me SHBA-në.
Përmes një postimi të publikuar së fundmi në platformën “X”, ai theksoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së të drejtave të popullit iranian, të parashikuara në propozimin me 14 pika.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç njohjes së të drejtave të popullit iranian të deklaruara në propozimin me 14 pika. Çdo qasje tjetër do të jetë plotësisht joefektive dhe do të çojë vetëm në dështim”, shkroi kryetari i Parlamentit iranian.
Sipas tij, zgjatja e procesit të negociatave do të bëjë që Uashingtoni të pësojë humbje edhe më të mëdha.
Happening now...
ideas
Does Albania have a foreign policy?
Nga Ditmir Bushati
Republic of Thieves!
Nga Gjergji Nika
Albania, this ship stuck in the business of theft!
Nga Edison Ypi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128