The physical clash in the studio with Berat Buzhala, Alabatros Rexhaj reacts: The situation was different from what was seen in the video

Publicisti dhe shkrimtari Albatros Rexhaj ka reaguar ditën e sotme përmes një video, lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e se enjtes në studion e emisionit “Opinion”, ku analisti Berat Buzhala gjatë një momenti debati u ngrit dhe iu afrua atij me qëllim për ta goditur.
Por, përmes këtij reagimi Rexhaj ka sqaruar se ndryshe nga çfarë është parë në televizion, mes tij dhe Buzhalës nuk ka pasur kontakt fizik. Ai ka shpjeguar se analisti iu afrua për disa sekonda, ndërkohë që reagimi i tij i vetëm ishte largimi i kokës pak anash.
Sipas Rexhajt disa sharje të dëgjuara në video nuk ishin perceptuar nga ai vetë në studio, ndërkohë që theksoi rolin e tij intelektual duke nënvizuar se arma e tij është fjala dhe mendimi.
“Në video i dëgjova dhe disa të shara dhe ato në studio nuk kam pasur mundësi t’i dëgjoj, më mirë që nuk i kam dëgjuar, por edhe sikur t’i kisha dëgjuar uroj të isha sjellë po njësoj. Pse e them këtë? Ne jemi intelektualë, arma ime është fjala, është mendimi, në studio kam shkuar për të debatuar, unë e konsiderova që nuk ishte vendi aty të diskutohej për Albin Kurtin, u bë temë, Berati e mori në mënyrë emocionale, kjo është çështja e tij. Unë nuk kisha arsye të insistoja në konflikt”, thotë Rexhaj duke bërë të qartë më tej se pas sqarimit me Buzhalës situata u zgjidh dhe incidenti është i mbyllur për të e nuk ka ndërmend ta diskutojë më tej.
“Dua të them nja dy fjalë për atë çfarë ndodhi mbrëmë në emisionin Opinion. Pavarësisht si duket ai në video, situata ishte ndryshe, nuk ka pasur kontakt mes meje dhe Beratit. Ai thjesht i nervozuar u ngrit nga karrigia, erdhi në drejtim timin edhe rri aty nja dy sekonda. Unë thjesht e largoj pak kokën anash. Ju e keni parë që unë nuk kam lëvizur nga vendi fare, nuk jam turbulluar fare. Në video i dëgjova dhe disa të shara dhe ato në studio nuk kam pasur mundësi t’i dëgjoj, më mirë që nuk i kam dëgjuar, por edhe sikur t’i kisha dëgjuar uroj të isha sjellë po njësoj. Pse e them këtë? Ne jemi intelektualë, arma ime është fjala, është mendimi, në studio kam shkuar për të debatuar, unë e konsiderova që nuk ishte vendi aty të diskutohej për Albin Kurtin, u bë temë, Berati e mori në mënyrë emocionale, kjo është çështja e tij.
Unë nuk kisha arsye të insistoja në konflikt. Kur ndodhi pauza pati një sqarim dhe kjo është arsyeja që unë ia shtriva dorën. Unë jam intelektual, nuk jam njeri i konflikteve, unë dua të them dhe dy fjalë të tjera. Të gjithë kemi probleme, edhe unë kam probleme, kërkoj ndihmë për ato probleme, trajtohem për ato probleme dhe kur dal në studio përpiqem të jem sa më i përmbajtur, debati duhet të vazhdojë, diskutimet duhet të vazhdojnë, njerëzit duhet të jenë të lirë që të shprehen ashtu si mendojnë. Për të gjithë ata njerëz që më kanë shkruar të shqetësuar dhe me mendime nga më të ndryshme u them që kjo çështje për mua është e mbyllur dhe nuk kam ndërmend ta diskutoj më tutje”, thotë ai.
Happening now...
ideas
When bandits are surrounded by fools!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128