Fraudulent messages in the name of the post office are addressed to citizens! Police raise the alarm: Here's how to protect your data

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit ka ngritur alarmin për përhapjen e mesazheve SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Sipas autoriteteve, këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe u kërkojnë qytetarëve të ndërmarrin veprime urgjente, duke krijuar ndjesinë e një situate të menjëhershme që kërkon reagim.
Qëllimi i këtyre mesazheve është përvetësimi i të dhënave personale, vjedhja e informacionit bankar si dhe sigurimi i aksesit të paautorizuar në llogaritë financiare të qytetarëve.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se bëhet fjalë për tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi të dyshimtë.
Autoritetet paralajmërojnë që qytetarët të mos klikojnë në lidhje të dërguara nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të mos ndjekin udhëzime që kërkojnë veprim të menjëhershëm pa i verifikuar më parë.
Si masa parandaluese, qytetarëve u rekomandohet të fshijnë menjëherë mesazhe të tilla, të mos ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare të Policisë së Shtetit.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe apelojnë për vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të parandalohet rënia pre e këtyre skemave mashtruese.
Happening now...
ideas
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128