Bllokohen 4 tonë produkte bimore të firmës “Merja”, ishin pa etiketë dhe informacion për afatin e përdorimit dhe origjinën

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, i vendosur në lagjen Shkozë.
Gjatë inspektimit të magazinës, inspektorët konstatuan 3,984 kg produkte të miksuara – bimë të thata të ambalazhuara në thasë plastikë – të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo përbërjen e tyre.
Si pasojë, AKU vendosi bllokimin e menjëhershëm të gjithë sasisë së produkteve në magazinë.
Masë administrative gjobë prej 200,000 lekësh për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve.
Masë administrative gjobë prej 100,000 lekësh për moszbatimin e sistemit të vetkontrollit, duke përfshirë skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit.
AKU nënvizon se mbetet e angazhuar për të ndaluar çdo praktikë që cenon sigurinë ushqimore dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi përmes e-mailit [email protected]
ose në numrin e gjelbër 0800 75 75.
Happening now...
ideas
Renaissance is Disaster Capitalism
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128