Nga makineritë, te lëndët djegëse dhe mineralet, si ndikon konflikti në Lindjen e Mesme në ekonominë shqiptare

Konflikti në Lindjen e Mesme nisi të shtunën me një sulm të iniciuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, për t’u përshkallëzuar më pas me kundërpërgjigje dhe zgjerim të përplasjeve drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Mëngjesin e sotëm u raportua se situata ka prekur edhe Libanin, duke rritur tensionet në rajon. Përveç dëmeve në jetë njerëzore dhe infrastrukturë, kriza po jep sinjale të forta edhe në ekonomi, sidomos pas njoftimit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë.
Por si mund të ndikojë kjo situatë në Shqipëri? Të dhënat tregtare të vitit 2025 tregojnë se vendi ynë ka shkëmbime të konsiderueshme me shtetet e përfshira në konflikt.
Me Emiratet e Bashkuara Arabe, importet shqiptare dominohen nga alumini dhe artikujt prej tij, me rreth 411.4 milionë lekë. Ndërkohë, eksportet drejt këtij tregu udhëhiqen nga perlat natyrale, gurët e çmuar dhe bizhuteritë me 361.1 milionë lekë, të ndjekura nga produkte ushqimore dhe lëndë djegëse minerale.
Sa i përket Izraelit, volumi i shkëmbimeve është më i lartë dhe i përqendruar në sektorin energjetik dhe teknologjik. Shqipëria importon kryesisht makineri dhe pajisje elektrike me rreth 1.62 miliardë lekë, si edhe lëndë djegëse minerale dhe produkte plastike. Nga ana tjetër, eksportet shqiptare drejt Izraelit dominohen nga lëndët djegëse minerale (745.4 milionë lekë), përgatitjet ushqimore prej drithërave, peshku dhe produktet detare, si edhe artikujt prej gize dhe çeliku.
Edhe me Libanin, ndonëse në volum më të vogël, shkëmbimet janë të strukturuara. Shqipëria importon pije alkoolike, preparate kimike, kozmetikë dhe makineri, ndërsa eksporton kryesisht artikuj prej gize dhe çeliku (127 milionë lekë), duhan të përpunuar, lëndë djegëse minerale dhe mobilie.
Ndërkohë, tregtia me Katarin është e përqendruar fort te plastika, goma dhe artikujt e tyre, me importe që arrijnë në 525.8 milionë lekë. Eksportet shqiptare drejt këtij tregu përfshijnë kryesisht produkte të industrisë kimike, ushqime të përgatitura, mjete transporti dhe instrumente optike.
Nëse tensionet vazhdojnë dhe rrugët tregtare mbeten të kufizuara, ndikimi mund të reflektohet në çmime, furnizime dhe kosto transporti edhe në tregun shqiptar, veçanërisht në sektorët e energjisë, industrisë përpunuese dhe materialeve bazë./Scantv
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128