Monedhat metalike 5 lekë dhe 10 lekë do rishtypen me kurs ligjor/ Këshilli Mbikëqyrës i BSH: Qëllimi, plotësimi i kërkesave të ekonomisë për para

5 Dhjetor 2024, 20:03 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Monedhat metalike 5 lekë dhe 10 lekë do rishtypen me kurs ligjor/

Ky vendim parashikon rishtypjen e këtyre monedhave me kurs ligjor, me qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, po ashtu dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disa vjeçare.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Emetimi i monedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.

Banka e Shqipërisë harton planin e emetimit të kartëmonedhave e monedhave kombëtare, duke siguruar furnizimin dhe plotësimin e kërkesave të ekonomisë shqiptare me para. Ajo harton dhe politikën e tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe të monedhave që ka emetuar, kundrejt shkëmbimit me kartëmonedha e monedha të emetimeve të reja.

Banka e Shqipërisë përcakton formën, përmasat, pamjen dhe karakteristika të tjera të kartëmonedhave e monedhave kombëtare me kurs ligjor.

Kurs ligjor nënkupton se kartëmonedhat dhe monedhat mund të ofrohen për pagimin e një detyrimi dhe marrësi është i detyruar t'i pranojë, pa kufizim, me vlerën e tyre nominale./SCAN

 

Po ndodh...

ide