Afro 12 milionë transaksione online në 2025, 23% më shumë krahasuar me vitin 2024

24 Shkurt 2026, 16:09 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Afro 12 milionë transaksione online në 2025, 23% më shumë

Numri i veprimeve bankare të kryera në distancë, përmes internet banking dhe shërbimeve online, arriti në nivele historike në vitin 2025, sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë.

Gjatë vitit të kaluar, qytetarët dhe bizneset kryen afro 12 milionë veprime bankare online, duke shënuar një rritje prej 23% krahasuar me vitin 2024, ose rreth 2 milionë transaksione më shumë.

Që nga viti 2020, përdorimi i home banking ka pësuar një rritje prej rreth 180%, duke treguar një adoptim të fuqishëm të shërbimeve digjitale financiare.

Vlera totale e këtyre transaksioneve arriti në 2,73 trilionë lekë, në rritje me 14% në raport me një vit më parë. Të gjitha bankat tregtare në vend ofrojnë shërbime internet banking, ndërsa numri i përdoruesve të llogarive të lidhura me internetin vazhdon të rritet me ritme të shpejta.

Në fund të vitit 2025, 49% e totalit të llogarive aktive ishin të lidhura me internetin dhe afro 90% e këtyre llogarive i përkasin individëve.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ky trend reflekton një digitalizim të thellë të sistemit bankar dhe një orientim të qytetarëve drejt përdorimit të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë të shërbimeve financiare.

Po ndodh...